Lajm fantastik për Dritën dhe Gjilanin

Gjendja e terrenit në stadiumin e qytetit në Gjilan ka marrë pamjen e dëshiruar, pasi që aktivitetet sportive tashmë prej javësh janë ndërprerë në vendin tonë për shkak të përhapjes së pandemisë së ‘koronavirusit’.

Punëtorët e këtij stadiumi nuk kanë pushuar pothuajse për asnjë ditë të vetme duke punuar në rregullimin e tapetit jeshil.

Gjatë këtij vikendi është bërë edhe kositja e barit, pas disa intervenimve të bëra në mesjavë në pjesët ku ishte dëmtuar.

Gazeta “Sheshi” ka siguruar edhe disa pamje nga punimet e fundit në këtë stadium.

Një punë e jashtëzakonshme nga stafi i këtij stadiumi, pasi që dy klubet e qytetit, Gjilani dhe Drita kërkonin vazhdimisht një fushë cilësore për të aplikuar lojën e tyre.

Stadiumi i qytetit në Gjilan është futur në fazën e rinovimit tashmë e dy vite, ndërkohë që është premtuar që shumë shpejtë pritet edhe të futet në fazën finale të mbarimit.