Lajm aspak i mirë për Shqipërinë: Lëndohet Marash Kumbulla?

Verona dhe Brescia kanë zhvilluar sot ndeshjen e radhës në kuadër të Serie A.

Vendasit fituan me rezultatin 2:1, përcjellë Gazeta Olle.

Por në pjesën e pare futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla ka pësuar një lëndim muskulor.

Kumbulla ka dale nga fusha në minute 16-të.

19 vjeçari është në dyshime në ndeshjen e radhës kundër Interit që do të zhvillohet pas disa dite.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe Amir Rrahmani, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës./GazetaOlle