Laçi fiton Kupën e Shqipërisë

Laçi ka arritur të fitojë Kupën e Shqipërisë duke e mposhtur në finale Kukësin me rezultat 2:1.

Ishte Veliaj ai që e kaloi në epërsi Laçin, ndërsa Hasani barazoi në pjesën e parë.

Laçi arriti të shënojë një gol të bukur me James Adenyi në pjesën e dytë për të fituar Kupën me rezultat 2:1.

Argjend Mustafa pati një paraqitje shumë të mirë për Laçin, ndërsa për Kukësin u paraqit Kushtrim Lushtaku që u zëvendësua në pjesën e parë pas një lëndimi,

Laçi është skuadra e katërt që do të luaj në Evropë duke e lënë jashtë Tiranën.