La dyqanin e rrobave, e dashura e Ronaldos prej sot me profesion të ri (FOTO)

Nga një punëtore në dyqane rrobash, në modele – kjo është Georgina Rodriguez, e dashura e Cristianos.

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka bërë debutim mahnitës në botën e modelimit pasi ka lënë punën si një punëtore në një dyqan rrobash, transmeton Gazeta Express.

Bukuroshja 22-vjeçare është në lidhje me portugezin prej fund vitit të kaluar, që tashmë është pjesë e pandashme në jetën portugezit.

Duke parë bukurin e saj, Georgina mori shumë oferta për tu bërë modele dhe natyrisht se nuk hezitoi të pranojë. Ajo në një imazh bardhë e zi shihet tejet seksi e veshur në bikini të zi ndërsa në dorë ka një byzylyk. /Express/