Ky vogëlush në foto, sot është futbollisti më i madh shqiptar (FOTO)

Ikona e futbollit shqiptar, Lorik Cana, ka postuar një foto interesante në Instagram.

Ai ka “prezantuar” Lorikun 6-vjeçar me veshje kombëtare, në një foto të realizuar në qytetin e tij të lindjes, në Gjakovë.

“Unë në moshën 6-vjeçare. Krenar me plis. Shqiptar. Dardan. Kosova është Shqipëri”, ka shkruar Cana.

Fotoja është vërshuar nga pëlqimet dhe komentet e ndryshme për ish-kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë.

lorik 12