Ky vendim i ‘Skifterave’ nuk pritej, por pse ndodhi një gjë e tillë?

Gjilani ndeshjen e radhës në Vala Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon ndaj Vëllaznimit në stadiumin e qytetit në Gjakovës, transmeton GazetaOlle.com.

Në sfidën që do t’i takojë xhiros së 15-të të Vala Superligës, do të mungojnë tifozët e Gjilanit ‘Skifterat’ të cilët nuk kanë munguar në asnjë ndeshje të gjilanasve në këtë edicion si brenda ashtu edhe jashtë.

Këtë mungesë të madhe e kanë konfirmuar vet ‘Skifterat’ përmes një njoftimi në rrjetin social ‘Facebook’ duke njoftuar se arsyet do t’i japin sot gjatë ditës. ” KF Vllaznimi vs SC Gjilani

Njoftohen te gjithe SKIFTERAT se ne ndeshjen e cila do te zhvillohet te premten ne Gjakove, nuk do te kete udhetim te organizuar per nje arsye te veçante per te cilen do te ju njoftojme neser. Falemnderit per mirekuptim”, njofton tifozët gjilanas.

Gjilani pas xhiros së 14-të në Vala Superligë ndodhet në pozitën e tretë me 23 pikë të grumbulluara derisa Vëllaznimi zë vendin e tetë me 21 sosh. /Gazeta Olle/

s

skifterat skifterat