Ky sportist e nderoi Kosovën në arenën ndërkombëtare

Në kampionatin botërorë të karatesë, që këtë javë po mbahet në Linz të Austrisë, ku Federata e Karatesë së Kosovës u pranua përfundimisht si anëtare e barabartë dhe fuqiplote, Herolind Nishevci e kurorëzoi me medaljen e bronztë.

Në këtë kampionat karateistët tanë: Alvini, Durimi, Orgesi, Blodini, Valdrini, Elhamiu, Diellza dhe Fortesa treguan përgatitje të shkëlqyeshme dhe se me pak fat sportiv do të rrëmbenin edhe ndonjë medalje.

Porse, Herolind Nishevci u dallua nga të tjerët, jo vetëm me përgatitje më superiore se kundërshtarët por edhe me gjakftohtësinë dhe mençurinë që udhëhoqi të gjitha luftërat.

Kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi është shprehur i lumtur me arritjen e këtij suksesi të Nishevcit. “Urime Herolind medalja e bronztë në kampionatin botëror të karatesë, na bëre krenar të gjithëve. Urime Kosovë medalja e parë në kampionatin botëror të karatesë”, u shpreh Arifi.