Ky pritet të jetë formacioni i frikshëm i Juventusit në edicionin e ri!

Juventusit thuhet se po tenton të transferojë Paul Pogban nga Manchester United dhe Jorginhon nga Chelsea.

Zonja e Vjetër dëshiron të rikthejë mesfushorin francez në Torino, pasi e kishte në dispozicion nga viti 2012 deri më 2016, ku më pas u ritransferua në Old Trafford.

Pogba atëherë kishte bërë 178 paraqitje për torinezët, e që forma e tij më e lartë në karrierë ishte pikërisht atje.

Për të realizuar këtë transferim, Juve po mendon të ofrojë Aaron Ramseyn dhe një shumë të parave.

Por, Maurizio Sarri nuk do të ndalet me kaq, pasi po tenton të ribashkohet sërish me Jorginhon, që aktualisht luan te Chelsea.

Mesfushori braziliano-italian ishte së bashku me trajnerin te Napoli, duke kaluar te The Blues, dhe tani duket se mund t’i bashkohet edhe në Allianz Arena.

Me këto dy transferime, formacioni i kampionit të Serie A mund të ndryshojë paksa, e që do të shpresonin të triumfonin në të gjitha garat.