Ky lojtar largohet nga Hajvalia

Pas ardhjeve të reja, vjen radha edhe për largimet. Së fundi nga skuadra kryeqytetase është larguar mesfushori Petrit Osmani, i cili e ndjek rrugën e Përparim Islamit dhe Mërgim Pevqelit.

Olle mëson se palët nuk kanë gjetur akordin për të vazhduar bashkëpunimin.

Ndryshe Hajvalia do të niset të dielën për në Zvicër, ku më 27 qershor do të sfidojë në një miqësore, Sionin.

Sioni është fitues i Kupës së Zvicrës.