Ky lojtar e bindi Dani Alvesin të qëndrojë në Barcelonë

Dani Alves ka zbuluar se kush u bë sebep i qëndrimit të tij në Barcelonë. Ai ka thënë se ishte pikërisht Lionel Messi që nuk e lejoi të largohej.

“Messi më tha mua: ‘ Dani, qëndro, ku mund të ndihesh më mirë se sa këtu?’, tregon ylli brazilian.

“Messi dhe unë e kishim të njëjtën bisedë edhe vitin e kaluar, kur flitej se do të nënshkruanim të dy, dhe e patëm diskutuar se askund nuk mund ta gjejmë më mirë. Prandaj, siç e kam thënë edhe më herët, gjithmonë do ta dëgjojë zemrën time dhe kështu edhe veprova”, shtoi Alves. (Gazeta Olle)