“Ky klub nuk është regjistruar në FBK, pa i shlyer borxhet nuk e pranojmë”

Presidenti i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu, i është përgjigjur komunikatës së KB Besës, e cila paraprakisht e kishte akuzuar atë se nuk po e le të marrë pjesë në basketbollin kosovar qe tri vjet.

“Ne nuk kemi klub të informuar me këtë emër, nuk më kanë informuar për paraqitje të ndonjë klubi me emër të tillë sivjet”, theksoi fillimisht Belegu për “Zërin”.

“Gjithashtu, ne nuk i lejojmë të marrin pjesë në gara klubet që kanë obligime ende ndaj nesh”.

“Ne punojmë me rregullore dhe nuk bëjmë përjashtime”, përfundoi Belegu.