Ky ishte baneri i madh nga tifozët japonezë, në përkrahje të Majlinda Kelmendit

Majlinda Kelmendi sot është eliminuar në gjysmëfinale të kampionatit botëror të xhudos.

Por heroina kosovare ka fituar medaljen e bronztë pas fitores për vendin e tretë, shkruan Gazeta Olle.

Kelmendi në garë për medaljen e bronztë u përball me portugezen Joana të cilën e mposhti.

Në përkrahje të Majlindës sot ishin edhe shumë tifozë japonezë, të cilët madje shpalosën edhe një baner për xhudisten nga Peja.

Image

“Qëllimi për të fituar, Kosova”, shkruhet në banerin e tifozëve japonezëë, të cilët përkrahën sot Majlinda Kelmendin në botërorin e xhudos, të mbajtur në Tokio të Japonisë.

Majlinda pas kësaj, ua ktheu me përshëndetje pas fitimit të të bronztës.