Ky futbollist i thotë Dritës lamtumirë (FOTO)

Pas katër vite e gjysmë të kaluara me Dritën, mbrojtësi i krahut të majtë, Alban Tusuni, ka vendosur ti jap fund aventurës me klubin bardh e kaltër.

Në një prononcim dhënë Gazetës Sheshi ai ka sqaruar edhe arsyet që erdhën deri tek kjo ndarje, ndërkohë që ka deklaruar se është i hapur për të filluar bisedimet me klubet tjera.

“Nuk kemi gjetur gjuhë të përbashkët me drejtuesit e klubit për të vazhduar kontratën, ndërkohë që tani jam futbollistë dhe i hapur për të biseduar me klubet tjera për ofertat e mundshme”, deklaroi Tusuni.

Ai erdhi katër vite më parë tek skuadra e Dritës dhe luajti vazhdimisht për pjesën më të madhe të kohës.

Tusuni shquhet për depërtimet e tij në krahun e majtë, derisa ka arritur të realizojë edhe disa gola me bardh e kaltërit, shkruan Gazetasheshi.com.

Ai ka bërë karrierë edhe në Shqipëri, teksa ka luajtur për Besën e Kavajës.

 TUSUNI drita