Ky futbollist i Feronikelit u befasua këndshëm për ditëlindjen e tij

Kryesia e Feronikelit i ka uruar  ditëlindjen e 29-të Flamur Nezirit, me rinovim të kontratës edhe për një vit.

Neziri që sot mbushë 29-vjeç, nuk ka mundur ta paramendoj një dhuratë më të mirë së kjo nga kryesia e klubit Feronikeli.

“Jam shumë i nderuar që do të jem pjesë e klubit kampion edhe për kampionatin e ardhshëm, kur ke një kryesi të tillë edhe dhuratat janë shumë të veçanta, kjo ishte një surprizë shumë e mirë për ditëlindjen time, për çka dua t`i falënderoj përzemërsisht kryesinë e Feronikelit dhe shtabin teknik që besuan serish në mua”.

“Unë do të vazhdoj të jap më të mirën, gjithmonë për kampion” ka thënë Neziri për faqen e klubit. /olle/

neziri