Ky fakt do t’i “tmerrojë” tifozët e Dritës, ‘Intelektualët’

Drita nuk po shndrit në këtë kampionat. Ekipi ‘kaltërebardhë’ pas përfundimit të fazës së parë ndodhet e parafundit në tabelë me vetëm pesë pikë të tubuara, raporton Gazetaolle.com.

Një fakt interesante është se Drita nuk ka arritur asnjë fitore në stadiumin e qytetit në Gjilan madje nuk ka realizuar asnjë gol ani pse e kishte përkrahjen e madhe të tifozëve ‘Intelektualët’ në çdo ndeshje.

Drita në 11-ndeshje është drejtuar nga tre trajnerë. /Olle

Rezultatet e Dritës si vendas

Drita 0:1 Llapi

Drita 0:1 Hajvalia

Drita 0:1 Gjilani

Drita 0:0 Ferizaj

Drita 0:1 Prishtina