Ky është vendimi i Realit për Benitezin

Real Madridi nuk do ta shkarkojë Rafa Benitezin. Los Blancos kanë besim të plotë tek tekniku spanjoll. Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit te Real Madrid, Emilio Butragueno.

Ish­ trajneri i Napolit, Interit, Liverpoolit dhe Celsit, ka qenë nën presion për shkak të paraqitjeve jo të mirë të skuadrës.

“A e ka Benitez besimin e Realit? Po, absolutisht”, ka deklaruar Butragueno per mediat.