Ky është vendimi i fundit nga Prishtina pas fitores së Besës në finale (FOTO)

Fitorja e Besës ndaj Llapit në finalen e Kupës së Kosovës, ka bërë që Prishtina të ndërrojë agjendën e saj të verës.

Kjo për shkak se skuadra kryeqytetase do të marrë pjesë në kualifikimet për Ligën e Evropës, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, Prishtina ka bërë të ditur që skuadra prej nesër do të ketë pushim njëjavor.

 

Më pas ekipi do të kthehet për t’u përgatitur para ndeshjeve evropiane, saktësisht më 9 qershor në Kastriot.

“Tani më edhe zyrtarisht skuadra ka siguruar pjesëmarrjen në UEFA Europa League për edicionin 2017/18. Andaj, skuadra sot ka mbajtur seancën e fundit stërvitore dhe shkon në pushim deri më 9 qershor kur nga ora 17.00 kur rikthehet në Kastriot”.

Pastaj skuadra do të shpërngulet në njërën nga qytetet e Kosovës për mini-fazën e parë përgatitore”, thuhet në njoftimin për shtyp.