Ky është urimi i Granit Xhakës për pavarësinë e Kosovës

Granit Xhaka ​ka postuar një mesazh urimi në rrjetet sociale për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Sot, më 17 Shkurt 2019, Kosova e feston 11-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, një datë shumë e rëndësishme në historinë e vendit që është kremtuar edhe nga sportistët shqiptarë, përcjellë GazetaOlle.

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, është futbollisti i radhës që ka uruar 11-vjetorin e Pavarësisë, duke postuar një fotografi në Instagram së bashku me gruan e tij, Leonita Lekaj.

“Gëzuar 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovë. Paqe, mbarësi dhe begati për gjithë popullin shqiptarë”, shkruan Xhaka në Instagram. /GazetaOlle/