Ky është shqiptari i vetëm do të donte fitoren e Malmos përballë Dritës

Egzon Binaku është futbollisti shqiptar që luan te kampioni i Suedisë Malmo.

I lindur në Amal të Suedisë më 27 gusht të vitit 1995 Binaku do rikthehet edhe njëherë në tokën kosovare, por kësaj radhe për t’u përballur me një ekip kosovare në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Binaku lun në rolin e mbrojtësit të krahut të majtë, ndërkohë që llogaritet si njëri ndër talentet më premtues në Suedi.

Ai erdhi te Malmo në janar të vitit 2018, derisa u paraqit në 8 këtë edicion te 20 herë kampionët e Suedis, shkruan Gazetasheshi.com.

Për shumën e 300,000 mijë eurove kishte kaluar nga skuadra tjetër suedeze Hacken te Malmo, ndërkohë vlera e tij në tregun e transferimeve shkon deri 1 milionë euro.

Mbetet për tu parë të martën nëse trajneri Hakan Jeppsson do ta inkuadron në lojë kundër Dritës, por gjithsesi Binaku do jetë pjesë e grumbullimit dhe do të rikthehet në tokën e tij.