Ky është rekordi i jashtëzakonshëm i SHBA-së në OIimpiadë

SHBA fitoi medaljen e 1,000-të Olimpike të dielën në mëngjes kur skuadra amerikane e femrave në not në garën 4×100 siguruan fitoren në Lojërat Olimpike në Rio.

Kjo pikë historike u arrit përmes vajzave të skuadrës së notit, Kathleen Baker, Lilly King, Dana Vollmer dhe Simone Manuel, të cilat arritën murin para skuadrës nga Australia.

“Një mijë medalje ari është një arritje e jashtëzakonshme e bërë e mundur nga kultura e sportit që është themel i Skuadrës së SHBA-së”, ka thënë kreu i Komitetit Olimpik Amerikan (USOC), Scott Blackmun, raporton Reuters.

Nga këto 1 mijë medalje, më shumë se gjysma vijnë nga shtigjet dhe fushat (323) dhe noti (246), ka thënë USOC, transmeton Koha.net.

Skuadra amerikane arriti në Rio me 977 medalje ari, sipas Olympstats.com, ndërsa shifrën e 998 sosh e arriti në pjesën e parë të së shtunës derisa kërcyesi Jeff Henderson i solli ata pranë shifrës historike me fitoren e tij.

Vrapuesja në “sprint”, Tori Bowie, ishte shumë afër të siguronte këtë moment historik në garën 100 metërshe, por ajo përfundoi e dyta prapa Elaine Thompson nga Xhamajka, duke ia lënë këtë moment skuadrës së notit.