Ky është reagimi i kryetarit të Dardanëve, Lulzim Berisha

Gjatë ditëve të fundit është rikthyer sërish në diskutim çështja se ku duhet të ndërtohet stadiumi nacional i Kosovës.

Kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët” ka dhënë idenë e tij për këtë temë.

Ai ka thënë se stadiumi “Fadil Vokrri” duhet të bëhet me 22.000 ulëse, të rinovohet stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe të ketë nga një stadium të kategorisë së katërt në çdo regjion të Kosovës.

Ky është postimi i plotë i tij në rrjetin social “Facecbook”:

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë ( me kapacitet 22.000 ulëse ), stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, dhe nga një stadium të kategorisë së 4 ashtu sic kerkon UEFA në të gjitha regjionet e Kosovës, sepse Kosova është e të gjithëve.

Me u inicu naj protest rreth rritjes se stadiumit, investimev per kto stadione, stadiumi nacional.. askush nuk ju pergjigjet fteses, prej shpis e tastatures smirren vendime!

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë ( me kapacitet 22.000 ulëse ), stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, dhe nga një…

Gepostet von Luli Berisha am Mittwoch, 20. November 2019