Ky është reagimi i gjyqtarit pasi goditet me top nga ish-lojtari i Barcelonës

Braziliani i cili u largua nga Barcelona në drejtim të Zentit të Rusisë, Malcom është bërë hit në rrjetet sociale këtë fundjavë.

Malcom debutoi javën e kaluar me klubin e ri kur ishte objekt i koreve raciste nga vet tifozët e skuadrës së Zenitit.

Ai ishte trending në twitter pas një gjesti që e bëri në ndeshjen e dytë me klubin.

Referi rus, Evgeny Turbin ndaloi ndeshjen në minutën e 56-të për ta ndëshkuar një futbollist në fushë.

Malcom kishte topin në këmbë në gjysmëpjesën e fushës ndërsa goditi topin në drejtim të gjyqtarit.

Sidoqoftë, ai aksidentalisht goditi gjyqtarin në gjoks.

Shumë referë do t’i kundërpërgjigjeshin duke e ndëshkuar me karton të verdhë apo të kuq, por gjyqtari rus vetëm ngriti gishtin e madh, gjë që shkaktoi të qeshura të shumta në rrjetet sociale