Ky është portieri që po shënon më shumë se sulmuesit në Shqipëri

Është portier por ka shënuar dy gola në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.

Isli Hidi, së fundi i ka shënuar edhe Kukësit nga penalltia golin e tij të dytë në kampionat, shkruan Gazeta Olle.

Por  e veçanta e Hidit është se ai është portier.

38 vjeçari që luan te skuadra e Bylysit në dy ndeshjet e fundit ka arritur të shënoi dy gola madje ndaj skuadrave si Kukësi dhe Skënderbeu.

Më parë Hidi ka mbrojtur në disa liga evropiane kurse ishte pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.

Ndryshe, edicionin e kaluar ishte përfolur për një kalim të tij në Kosovë më saktë te Trepça 89 por që ky transferim nuk kishte ndodhur.