Ky është lajmi i fundit te Llapi

Llapi edhe zyrtarisht të premten fillon përgatitjet për sezonin pranveror. Fillimisht llapjanët për 7 ditë do të stërvitin në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Pastaj skuadra do t’iu drejtohet vendeve malore për t’u përgatitur sa më mirë, njofton faqja “Superliga e Kosovës”.

Drejtuesit e klubit mendojnë që edhe jashtë Kosovës të zhvillojnë një pjesë të përgatitjeve, por rreth detajeve tjera nuk është bërë e ditur.