Ky është lajmi i fundit nga provat e Korenicës te Shkëndija

Provat e Meriton Korenicës te Shkëndija e Tetovës po shkojnë shumë mirë. Të paktën kështu thotë menaxheri mitrovicas, Naim Bahtiri.

Në një prononcim për gazetën, ai beson që Korenica ka arritur që ta bind klubin tetovar, ani pse konkurrenca është shumë e madhe.

“Provat po shkojnë shumë mirë. Besoj që do ta bind stafin dhe trajnerin që ky djalosh të bëhet pjesë e Shkëndijës, ani pse konkurrenca është shumë e madhe”, deklaroi Bahtiri për GazetaOlle.com.

Ai shtoi gjithashtu se është në vëzhgim të Meritonit që një vit, duke theksuar që së bashku me Ragip Behramin, është duke i monitoruar edhe disa futbollistë tjerë për t’i dërguar jashtë Kosovës.