Ky është futbollisti që la Kosovën për të punuar me kuaj në Suedi!

Jeta është plot sfida!  Fatit nuk i dihet. Futbollisti Afrim Mziu asnjëherë nuk e kishte menduar se një ditë do t’i vijë kësmeti dhe t’i përkushtohet punës me kuaj.

Ai nuk e kishte sjellë në kokë se një ditë do të vazhdojë karrierën edhe si futbollist në Suedi. Ish-sulmuesi i kombëtares së Kosovës, në vitin 2010 u stolis me titullin e kampionit me klubin me renome Trepça nga Mitrovica, kur kishte shijuar suksesin më të madh në karrierën e tij, pastaj për të shtegtuar në botën perëndimore, fillimisht ishte në prova te klubi St. Pauli në Gjermani dhe pas një periudhe vazhdojë rrugën për në Suedi, ku i futet edhe një profesionit tjetër dhe shumë interesant.

Me një suedeze që tani nuk ka më shumë se 58 vjet e cila quhet Marija dhe e hapën një firmë të kuajve. Disa kuaj i kanë sportivë e disa tjerë që shërbejnë më shumë për relaksim me fëmijë dhe qytetarët e këtij vendi.

“Gjithmonë i kam dashur kuajt. Edhe kur isha i vogël shumë më pëlqenin dhe më kujtohet kur dilnin me qerre me kuaj në treg”, tha Mziu për numrin festiv të Vitit të Ri për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Përveç shumë sukseseve, ai tregon edhe për shkurorëzimin nga bashkëshortja, me të cilën i rregulloi…

 

Loading...