Ky është futbollisti i vitit 2017 në Kosovë

Federata e Futbollit të Kosovës ka organizuar ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2017.

Futbollisti më i mirë i vitit 2017 është zgjedhur mesfushori i Përfaqësueses, Valon Berisha, përcjellë Gazeta Olle.

20180112_170025

Formacioni më i mirë i vitit është ky: Faton Maloku, Armend Thaçi, Armend Dallku, Ardian Limani, Rron Broja, Hamdi Namani, Mentor Zhdrella, Xhevdet Shabani, Florent Hasani, Mirlind Daku dhe Genc Hamiti.

Lojtari më i mirë i vitit në Superligë zgjodh Florent Hasani.

Klubi më i mirë dhe më “fair-play” ishte kampioni Trepça ’89.

26856796_10215030292013401_905330911_n

Klubi më i mirë i futsallit u zgjodh Liburni, ndërsa lojtari më i mirë Halim Selmanaj i skuadrës gjakovare.

Tri futbollistet më të mira ishin Zelfije Bajramaj (1), Edona Kryeziu (2) dhe Verona Berisha (3).

Siç pritej, trajneri më i mirë ishte Zekirija Ramadani, golashënuesi më i mirë Oto John ndërsa gjyqtari i vitit ishte Genc Nuza.

“Olle” do t’ju mbajë të informuar me më të rejat nga ceremonia.

26803170_10215030245372235_1736085430_n