Ky është futbollisti i parë që nënshkruan me Besën e Pejës (FOTO)

Besa ka filluar të marrë formë pas problemeve të mëdha organizative që pati nga edicioni i kaluar.

Pejanët kanë filluar tashmë fazën përgatitore dhe krahas saj kanë emëruar Valdet Shoshin si kryetrajner të ri të skuadrës.

Drejtuesit e skuadrës kanë menduar edhe për rinovimet, derisa e kanë nisur nga porta. Pejanët janë dakorduar me ‘gardianin’ Arben Beqiri për të vazhduar kontratën edhe për një vit, derisa zyrtarizimi pritet të bëhet nesër (e enjte), mëson Gazetasheshi.com.

arben beqiri besa

Burime të besueshme brenda klubit pejanë kanë deklaruar për Gazetën Sheshi se gjatë ditëve në vijim pritet të ketë shumë risi.