Ky është formacioni i Ismet Munishit për Vushtrrinë

Me ardhjen e Ismet Munishit në krye të Hajvalisë edhe skuadra titullare pritet të ketë ndryshime.

Edhe pse Munishi njihet si trajner eksperimental dhe ndërron formacionin në çdo ndeshje, varësisht prej kundërshtarit, kundër Vushtrrisë pritet të luaj me sistemin 4-3-3.

Skuadra do të hidhet në sulm nga minuta e parë, ndërsa mungesat në formacion nuk mungojnë.

Në portë pritet të jetë Ilir Avdyli, ndësa në mbrojtje në krahun e djathtë do të kthehet të luaj Shkëlqim Pacolli. Në qendër luajnë Arbër Prekazi dhe Alban Dragusha, ndërsa i majtë pritet të jetë Liridon Leci.

Në mesfushë do t’i jepet rasti për herë të parë si titullarë, Shpëtim Babajt, së bashku me Azem Ahmetin dhe Kreshnik Nebihun, pasi duhet një futbollist nën moshën 21-vjeçare.

Sulmi përbëhet nga Semir Zeneli në të djathtë, Genc Hamiti në të majtë dhe në qendër, Granit Arifaj. /olle/