Ky është çmimi për një biletë të ndeshjes Kosovë-Angli

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Anglisë do të takohen me 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Kjo ndeshje për anglezët nuk ka edhe shumë rëndësi, pasi që tashmë veçse e kanë të siguruar kualifikimin, ndërsa për dardanët mund të jetë sfide jetike për kualifikim.

Tashmë jemi mësuar që kur luan Kosova të gjithë dëshirojnë një biletë për të hyrë në stadium, por tani kur përballë Kosovës do të luaj një superfuqi botërore si Anglia interesimi pritet të jetë edhe me i madh.

Deri më tani në këtë kampanjë të kualifikimeve çmimet e biletave kanë qenë të njëjta, ndërsa edhe për këtë ndeshje të madhe çmimet do të jetë të pandryshuara.

Këtë gjë e ka konfirmuar për Gazetën inFokus, kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

“Bileta për ndeshjen Kosovë – Angli do të shiten me çmime të njëjta sikurse të ndeshjeve të kaluara, pra bileta më e lirë, ajo në Veri dhe Jug, do të jetë 5 Euro, në Lindje do të jenë 10 dhe 15 Euro, ndërsa në Perëndim 15 dhe 20 Euro.

Bileta më e shtrenjtë është ajo VIP, që kushton 80 Euro”, përfundoj Ademi.

Kujtojmë se bileta për ndeshjen Kosovë- Angli do të dalin në shitje me 5 ose 6 nëntor.