Ky është baneri që Dardanët dje nuk mundën ta shfaqin në stadium

Shumë tifozë nga Kosova dje kishin udhëtuar drejt ishullit britanik për ta parë nga afër sfidën, Anglia – Kosova.

Mbi 5 mijë tifozë ishin në përkrahje të Kosovës mbrëmë në Southempton, shkruan Gazeta Olle.

Por një baner i tifozëve të Kosovës nuk është lejuar të futet në stadium.

“Ne do ta veshim lulëkuqen tuaj me krenari, por kemi ardhur për 3 pikët”, shkruhej në atë baner.

Sipas Dardanëve ai nuk është lejuar të futet në stadium për arsye se kishte përmbajtje politike.

Fotografia e Dardanët