Ky basketbollist ‘kapet’ me trajnerin e tij ndeshjen Peja – Sigal Prishtina

Basketbollisti i Sigal Prishtinës Andre Warren dhe trajneri i tij Antonios Constantindies, janë ‘kapur’ para pak çastesh në ndeshjen që po zhvillohet me Pejën në Palestrën ‘Karagaçi’ në Pejë.

Warren në një moment u ‘kap’ me trajnerin e tij, e ky i fundit deshi ti qërojë hesapet, por ndërhyrja e ekipit, bëri që mos të ketë kacafytje, raporton Gazetaolle.com. /Olle