Kuvendi i Klubit, Sigali me një vendim interesant

Sigal Prishtina ka paraqitur raportin financiar në Kuvendin e Klubit, ku u diskutua për të hyrat dhe shpenzimet e klubit.

Klubi ka vendosur që së shpejti të hapë dyqanin sportiv, ku tifozët do të mund të pajisen me fanella dhe rekuizita të ndryshme të klubit.

Në këtë mënyrë, Sigali vazhdon të sjellë risi dhe konfirmon që gjatë viteve të fundit ka marrë frymë evropiane. /Olle