Kushtrim Lushtaku me ekip të ri?

Kukësi është hedhur në sulm për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm, dhe një prej objektivave të merkatos është rikthimi me i mesfushorit Kushtrim Lushtaku.

“Panorama Sport” raporton për një takim te mesfushorit me presidentin Safet Gjici, gjë që konfirmohet edhe nga vetë lojtari, por mungon konkretizimi i marrëveshjes për shkak të ofertës financiare. “Jemi takuar dhe kemi biseduar për arritjen e një marrëveshjeje, por nuk mund të themi se kemi rënë dakort sa i përket anës financiare”.

Lushtaku e mbylli sezonin e fundit me Flamurtarin, ku u aktivizua në 21 ndeshje (16 titullar) në kampionat dhe shënoi dy gola. Dy vite më parë ai ka qenë pjesë e Kukësit, ku ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë me 29 ndeshje të zhvilluara në kampionat, gjatë të cilave ka shënuar 5 gola.

Bisedimet mes tij dhe Kukësit pritet të vijojnë deri në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare, ose edhe mbylljen e kësaj piste merkatoje për të dy palët, si për Kukësin ashtu edhe për Lushtakun.