Kushtrim Gashi uron Gjakovën për fillimin punimeve në stadium, uron ngritjen e Vëllaznimit

Kushtrim Gashi ka uruar tifozët e ish-skuadrës së tij, Vëllaznimit, për gurthemelin e renovimit të stadiumit.

Mesfushori i Ballkanit ka një lidhje të veçantë me tifozët gjakovarë, përcjellë Gazeta Olle.

“Ne pamundesi qe tjem i pranishem ne gur themelin per rinovimin e stadionit ne qytetin e Gjakoves dua ta faleminderoj menaxherin Besnik Biki Gojani per ftesen dhe respektin.

Klubi Vëllaznimit dhe qyteti i Gjakoves meriton ta ket nje stadion me standarte Europiane dhe nuk meriton ket gjendje te cilen ndodhet.

Nje hap i madh per sportin ne pergjithsi por mbi te gjitha per qytetaret e Gjakoves te cilet jetojn me Sportin dhe per Vëllaznimin”, shkroi Gashi.

Ai ka djersitur fanellën kuqezi për vite me radhë. /Gazeta Olle/