Kush ia solli përforcimet Mentor Miftarit dhe kënd e kërkoi ai te Hajvalia? (VIDEO)

Trajneri i ri i Hajvalisë, Mentor Miftari ka zbuluar për emisionin Arena në Tribuna Channel, se asnjërin nga përforcimet: Shpëtim Babaj, Alban Shillova, Granit Arifaj dhe Petrit Tahiri, nuk e ka sjell vet.

Ai tha se lojtarët i ka sjell kryesia, derisa ai vetë dëshironte katër të tjerë të cilët i thanë Jo Hajvalisë.

Miftari, që së fundi ishte trajner në KEK, derisa karrierën si futbollist e ka zhvilluar kryesisht në Gjermani, theksoi se Superliga jonë krahasohet mes Ligës së tretë dhe të katërt të Gjermanisë.

Ai foli edhe për humbjen 5:1 ndaj Sionit, për të cilën theksoi se lojtarët e tij qëndruan vetëm 35 minuta.