Kush është kjo bukuroshe që po e vozitë ish lojtarin e Prishtinës?

Ilir Berisha ka vozitës personal. Të paktën kështu ishte sot, në një foto të publikuar nga ai në Facebook. Në fakt, vozitësi është femër, kurse ish-lojtari i Prishtinës shkroi: “Norvegji me shoferin tim personal”.

Por kush është kjo bukuroshe.

Jo zyrtarisht Gazeta Olle mëson se ajo është e fejuara e mbrojtësit kosovar që në tri vitet e fundit bëri karrierë te Orebro në Suedi. Berisha ka shkruar edhe emrin e saj në Facebook, që tregon se ajo është shqiptare.

Iliri së shpejti pritet të bëhet me klub të ri. (Gazeta Olle)