Kush e sulmoi Sokolin? Kjo është përgjigjja e Profës

Humbja nga Prishtina, për trajnerin e Llapit ishte ”fatale”.

Bylbyl Sokolit i ndodhi gjëja më qyqare e mundshme, pasi ai u sulmua para banesës së tij në Prishtinë.

Dhe në lidhje me këtë rast, Sokoli ka folur për RTV Dukagjinin, transmeton.

“Për hir të hetimeve që janë duke zhvilluar policia, nuk mund të flas”.

”Krejt që është thënë në mjetet e informimit ka qenë ashtu”.

”Kanë shprehur solidarizim shumë njerëz dhe një numër i madh i sportdashëve, i FFK-së i Shoqatës së Trajnerëve që u jam mirënjohës”.