Kush e pikëlloi Robbenin?

Lajmi për largimin e Jurgen Kloppti nga Borussia Dortmund në fund të sezonit e ka pikëlluar yllin e Bayern Munichut, Arjen Robben.

Edhe pse Dortmund ka vuajtur gjatë këtij edicioni, Klopp dhe Dortmund janë shfaqur si rival serioz për Bayernin dhe holandezi shpreson t’ia mohojë atij një trofe të fundit, derisa skuadrat përgatiten për ndeshjet e tyre në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

“Do të më mungon, kam simpati të madhe për të”, deklaroi Robben për të përditshmen gjermane “Bild”. “Por, ne duam të përkujdesemi që Klopp të largohet pa një titull”, shtoi ai.