Kush e gëzoi Luan Krasniqin?

Dueli i shkeullit në boks i cili po konsiderohet ndërmjet Floyd Mayweather Jr, përballë Many Pacquiaos, duket se e ka gëzuar tej mase edhe ish-bokserin, kosovar Luan Krasnqi, ky i fundit ka shfrytëzuar profilin e tij zyrtarë duke e konsideruar këtë si një duel tejet të fort.

 

“Gëzon fakti se është zyrtarizuar marrëveshja për një duel të pritur aq gjatë të amerikanit Floyd Mayweather Jr. kundër Many Pacquiaos.Mayweather nuk njeh asnjë humbje në 47 përballje dhe konsiderohet si një nga boksierët më të mëdhenj të historisë, por se a do të ruaj këtë bilanc edhe mëtej, mbetet të shihet”, shkroi Krasniqi në profilin e tij zyrtarë në ‘Facebook’.