Kush do të largohet nga Milani?

Milan planifikon të bëjë ndryshime të mëdha në ekip pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe, kjo parasheh largimin e disa futbollistëve.

Në mesin e tyre është mesfushori Keisuke Honda, raporton “MediasetSport”.

Ylli japonez ka shfaqur formë të dobët deri më tani gjatë këtij sezoni, dhe pritet të ndahet me ‘Rossonerët’, gjatë afatit kalimtar të verës.

Ai erdhi në Milan më 2013 nga CSKA Moska, por pas një periudhe me paraqitje të mira, ai është duke luajtur zbehtë, njësoj si skuadra e trajnerit Filippo Inzaghi.