Kush do të jetë kundërshtari i Kosovës në miqësoren e qershorit?

Pritjes së gjatë për ta gjetur një kundërshtar për miqësore mund t’i vijë fundi në qershor, kur janë datat e lira nga FIFA për zhvillimin e këtyre ndeshjeve.
Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka zhvilluar miqësore gati qe një vit. Miqësoren e fundit ekipi i Albert Bunjakit e ka luajtur ndaj Ishujve Faro, në qershor të viti të kaluar, dhe e kishte fituar me rezultat 2:0.

Pritjes së gjatë për ta gjetur një kundërshtar për miqësore mund t’i vijë fundi në qershor, kur janë datat e lira nga FIFA për zhvillimin e këtyre ndeshjeve.

Agim Ademi, nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ka konfirmuar për Express se FFK është duke tentuar që t’i gjejë një kundërshtar Kosovës për muajin qershor.

“Ne jemi duke u munduar që t’i gjejmë Kosovës një miqësore për muajin qershor. Por, ne kemi një problem pasi në Kosovë nuk mund të luajmë, kështu që po mundohemi ta gjejmë një kundërshtar edhe të luajmë në terrenin e tyre”, ka deklaruar Ademi.

Ademi tregon se përfaqësuesja e Kosovës nuk mund të luajë në terren neutral si në Gjermani apo Zvicrës për shkaqe sigurie.

“Në terren neutral nuk mund të luajmë për shkaqe sigurie, dhe kjo do të na vështirësojë punën që të gjejmë një kundërshtar”, ka theksuar ai.

“Ne duhet të shikojmë se cilat skuadra nuk kanë gjetur akoma kundërshtar dhe të mundojmë të aranzhojmë një miqësore si mysafire”, theksoi ai.

Ademi ka bërë të ditur se Kosova është duke tentuar të aranzhojë miqësore me një përfaqësuese evropiane, por nuk ka përmendur emra.

“Ne po tentojmë ta gjejmë një kundërshtar i cili është i përafërt me kundërshtarin tonë të radhës në eliminatoret për Botëror, Turqia”, ka përfunduar Ademi.