Kush do të jetë kryetari i ri i FBK-së?

Më 5 prill do të mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), në të cilin do të mbahen zgjedhjet për kryetar pas dorëheqjes së Erolld Belegut.

Për këtë pozitë pritet të garojnë dy kandidatë. Siç merr vesh gazeta “Zëri”, Arben Fetahu do të sfidohet nga Artan Rugova.

Të dy ata janë ish basketbollistë. Fetahu së fundmi ishte nënkryetar i shtëpisë së basketbollit. Të njëjtën pozitë e pati ushtruar edhe Rugova, i cili ka qenë edhe drejtor në Sigal Prishtinë e po ashtu nënkryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Artan RugovaImage

Arben FetahuImage