Kush do të emërohet trajner i Prishtinës, talenti i madh prishtinas e preferon këtë trajner

Prishtina pritet që të bëhet me trajner të ri. Flitet si pozitën e shefit të shtabit teknik mund ta zë legjenda kosovare, Ardian Kozniku.

Talenti i madh prishtinas, Lorik Boshnjaku, mendon se Prishtina duhet t’ia japë rastin për garat evropiane të Ligës së Evropës, ‘timonierit’ aktual, Fadil Berisha.

“Pasi që e fituan Kupën e Kosovës, mendoj se duhet t’i jepet rasti trajnerit aktual (Fadil Berishës), deklaroi Lorik Boshnjaku për ‘Sports ‘Show’, raporton Gazetaolle.com.

Boshnjaku në këtë edicion ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij në fanellën ‘bardhekaltër’.

Ai u pyet edhe për garat evropiane. “Nuk kemi kushte shumë të mira sikurse në Evropë, por mendoj se edhe ne jemi gati për Evropë”, pohoi ndër të tjera Lorik Boshnjaku. /Olle