Kush do ta zëvendësojë Mourinhon?

Jose Mourinho po i numëron ditët në bankën e Chelseat, konfirmojnë mediat angleze.

Humbja nga Liverpooli ishte humbja e gjashtë në këtë stinor dhe blutë janë në vendin e 15 me 11 pikë dhe shtrohet pyetja deri kur Roman Abramovich do të kundrojë në qetësi sesi po fundoset klubi i tij.

Ndërsa lista sipas mediave se kush mund të zëvendësojë Mourinhon është e gjatë. Sipas gazetarëve si kandidat i parë përmendet Pep Guardiola, ndërsa Telegraph ka lakuar disa emra.

Gazetarët shkruajnë se në Chelsea ende mendojnë për Carlo Ancelottin, Guus Hiddink, Diego Simeonen, Avram Grantin, Ronald Koemanin, Antonio Conten, Fabio Capellon, Frank de Boeren, Laurent Blanc, Joachim Low, Didier Deschamps,ndërsa në kombinim është ish-trajneri Liverpoolit Brendan Rodgers sikur dhe kapiteni aktual John Terry, i cili do të merrte skuadrën në fillim të stinorit të ardhshëm.