Kush do ta zëvendësojë Conten pas Euro 2016?

Antonio Conte, disa herë ka deklaruar se nuk do ta vazhdojë kontratën si trajner i kombëtares së Italisë, pas përfundimit të Euro 2016.

Federata Italiane e Futbollit tani është duke bërë përpjekjet e para për ta gjetur zëvendësuesin e Contes. Ndër emrat e parë të përmendur për ta marrë drejtimin e skuadrës “Azzurre” është Ranieri, i cili momentalisht po bën punë të mrekullueshme me Leicester City.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Tavecchio, raportohet të jetë shumë i interesuar për Ranierin dhe i pëlqen shumë puna që ka bërë italiani me Leicester City.

Në rast të dështimit të Ranierit, si alternativ besohet të jetë edhe trajneri i Interit, Roberto Mancini.