Kush beson se Trepça do ta befasojë Besën?

Gjysmëfinalja e parë e Digitalb Kupës, Trepça – Besa do të zhvillohet ditën e sotme.

Ndeshja do të luhet në ‘Adem Jashari’.

Futbollisti i Trepçës, Liridon Voca, mendon se në dy ndeshjet e fundit kanë serinë e mirë të rezultateve me Besën dhe beson se sërish do të arrijnë të dalin ballëhapur me pejanët. “Të përgatitur jemi maksimalisht duke pasur parasysh që kemi të bëjmë me një ekip që ka lojtarë mjaft cilësorë siç është Besa. Mirëpo, shohim sot se çfarë do të ndodhë. Unë besoj shumë tek bashkëlojtarët e mi dhe i uroj suksese dy ekipeve”tha Voca për “Bota sot”.

“Synimi ynë është kupa, kështu që nuk është asgjë e paarritshme. Nuk është edhe befasi nëse shkojmë në finale, sepse ndoshta ju e dini se me Besën kemi bilanc të mirë. Si vendas kemi barazuar 1:1, ndërsa në Pejë kemi arritur të fitojmë me rezultat 2:1”, potencoi Voca.