Kurtishaj: Mposhtim Llapin dhe fushën e rënduar të Merdares

Blerand Kurtishaj pret ndeshje të vështirë ndaj Llapit, por është shumë optimist që Feronikeli do të rrëmbejë pikët e plota.

“Është ndeshje e fortë dhe e vështirë, pasi që Llapi ka ekip shumë të mirë. Terreni i vështirë në Merdare do të na vështirësojë punën, por megjithatë jam optimist që do të marrim tri pikë”, deklaroi Kurtishaj për faqen zyrtare, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Ndeshja zhvillohet të dielën në ora 14:00.