Kur tragjedia i bashkon rivalët: Drita dhe Gjilani ngushëllojnë viktimën dhe të lënduarit e aksidentit që tronditi Kosovën

Sot ka ndodhur një aksident me fatalitet në qendër të Gjilanit, ku u përfshinë një kamion dhe dhjetëra vetura.

Në këtë aksident ka mbetur i vdekur një person dhe janë lënduar dhjetëra të tjerë.

Me familjen e të ndjerit dhe me viktimat janë solidarizuar edhe dy klubet, Drita e Gjilani, përcjellë Gazeta Olle.

“Sot ne qytetin tone ka ndodhur nje aksident mjafte i rende, andaj ne si tifogrup te gjithe te lenduareve i deshirojme sherim sa me te shpejte, kurse per familjaret e te vdekurit shprehim ngushellimet me te sinqerta”, shkruajnë Intelektualët.

Më pas ka reaguar edhe klubi i Gjilanit.

“Në këto momente të vështira për qytetarët e qytetit tonë, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Çoçaj, për humbjen e antarit të familjes së tyre nga aksidenti tragjik i ditës së sotme”.

“Lutemi për gjendjen e të lënduarëve të cilët u preken nga kjo tragjedi, që ta kalojnë këtë gjendje sa më shpejtë dhe të kthehen në familjet e tyre”, thuhet në njoftim. /Gazeta Olle/