Kur pritet të zhvillohet revanshi i Klitschkos kundër Furyt?

Vladimir Klitschko i ka kërkuar revansh Tyson Furyt, pasi ky i fundit e mposhti dhe i mori titujt botërorë në kategorinë e rëndë në boks, në versionet IBF, WBO dhe WBA.

Përballja tjetër mes Klitschkosdhe Furyt mund të zhvillohet gjatë verës, shkruan The Guardian.

Përfaqësuesit e boksierit britanik, kanë shprehur dëshirën që sfida dytë mes Furyt dhe Klitschkos të zhvillohet në Wembley të Anglisë, ndërsa për këtë gjë duhet pritur përfundimi i sezonit në futboll.

“Stadiumi i Wembleyt do të ishte mjaft tërheqës në kohën e duhur të vitit. Ishin afër 55.000 të pranishëm në Dusseldorf, në Wembley mund të jenë 80.000. Por duhet të ndodhë pas përfundimit të sezonit të futbollit”, tha përfaqësuesi i Furyt, Mick Hennessy.